Mobi Casa

Receta e dobishme për tërë organizmin

/ 3 minuta lexim
HW

Limoni dhe sythat e grurit janë përbërësit kryesorë të kësaj recete.

Bëhet fjalë për një recetë, e cila pastron enët e gjakut, shëron zemrën, përtërin sistemin imunitar, veshkat, tërë sistemin e tretjes, po ashtu edhe atë të ekskretimit dhe e zhduk mikroflorën patogjene nga zorrët.

Përpos kësaj, kjo recetë përmirëson edhe punën e trurit dhe memorien, mbron nga infarkti, pika në tru dhe u ndihmon personave që kanë pasur këto probleme. Kjo recetë është efikase edhe kundër inflamacionit të nyjave dhe është metoda më efikase për shërimin e të gjitha formave të kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo rregullon edhe peshën trupore.

PËRBËRËSIT: – 15 limonë organikë, me lëvore të lëmuar – 12 kokë hudhër të freskët – 1 kg mjaltë – 400 g sytha të grurit – 400 g arra të freskëta

PËRGATITJA E SYTHAVE TË GRURIT:

400 g grurë vendosni në një kavanoz të zier të qelqtë, e më pas shtoni ujë, që të ënjtet gruri, më së miri gjatë natës. Pas 10-12 orësh mbi arnën e pastër kullojeni ujin dhe shpëlani mirë kokrrat e grurit, duke i kulluar me garzë. Në kavanoz vendoseni grurin e kulluar. Pas 24 orësh do të formohen sythat e grurit. *

UBT

PËRGATITJA E USHQIMEVE SHËRUESE:

Bluani bashkë sythat e grurit, arrat dhe kokët e hudhrave. Bluani 5 limona me lëvore dhe të gjithë përbërësit bashkoni në një enë të emaluar. Nga limonët e mbetur merreni vetëm lëngun dhe përziejeni me masën tjetër, derisa masa të bëhet homogjene. Shtojeni mjaltin dhe përzieni me lugë të drurit, e më pas qitni në kavanozë, për t’i ruajtur në frigorifer. Pas 3 ditësh masa është e gatshme për t’u përdorur. *

DOZIMI

Ky ushqim përdoret 30 minuta para kafjallit, drekës, darkës dhe para rënies në gjumë. Për shërimin e kancerit – merret çdo 2 orë! Receta garanton një shëndet dhe jetë të gjatë, e ruan freskinë e organizmit, rininë dhe energjinë, meqë përmban të gjitha vitaminat, kripërat minerale, substancat bioaktive, proteinat, karbohidratet dhe yndyrat bimore. Kjo recetë përmirëson punën e të gjitha organeve të brendshme dhe të gjëndrave.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.