ARKATANA

Hajnat dëmtojnë veturat

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në dy raste të ndara në Gjilan dëmtohen dy vetura “Toyota”.

Në rrugën “Haqif Tetova”, në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur, në parkingun e agjencisë së pyjeve, i kanë dëmtuar veturën e llojit “Toyota”, me tabela zyrtare pronën e kësaj agjencie. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti.

KKVITI

Edhe në rrugën “Ramiz Cernica”, në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur, në parkingun afër shtëpisë së shëndetit i kanë dëmtuar veturën e llojit “Toyota”, me tabela zyrtare pronë e agjensionit për kontroll të ushqimit AUV në Gjilan. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/