Eko Higjiena

Kryeministria: Presioni s’e lëviz taksën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presionet ndërkombëtare për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e kanë zmbrapsur Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për “Zërin” se nuk ka asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndryshim në Qeveri sa i përket taksës, shkruan gazeta “Zëri”.

Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që liderët shtetërorë të kenë qëndrime diametralikisht të kundërta për këtë çështje.

ARKATANA

Kryeparlamentari Kadri Veseli në javën që lamë pas ua ka dorëzuar liderëve të koalicionit qeverisës propozimin e tij me shkrim për pezullimin e taksës për 120 ditë, në mënyrë që të ruhen interesat e Kosovës dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo për dallim nga Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i palëkundur për mosheqje të taksës.

Lidhur me këtë shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi, për “Zërin” ka theksuar se nuk ka asnjë indikacion që dërgon në heqje të taksës. “Ne e kemi një qëndrim të Qeverisë, unë si shef i stafit të kryeministrit nuk e kam asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndonjë ndryshim në Qeveri sa i përket taksës”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.