Eko Higjiena

Një 50 vjeçar gjendet i vdekur tek Penda e Livoqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar mbrëmë rreth orës 18:00 se një veture e hapur gjendet pran Pendës së fshatit Livoq i Eperm. Policia e Kosovës me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga indiciet e para ka pas dyshime se personi mundë të ketë rënë në liqen. Janë thirr njësitet e hetimeve rajonale, bashkë me prokurorin e shtetit, si dhe njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Për shkak të kushteve jo të përshtatshme, errësirë e thellë janë ndërpre kërkimet, për të filluar sot nga orët e hershme të mëngjesit. Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-se rreth orës 10:25 kanë arritur ta nxjerrin nga vendi ku dyshohej se ishte fundosur trupi i pa jetë i personit Shqiptar shtetas i Kosovës, (1966), me banim në Gjilan, që dyshohet të ketë bërë vetëvrasje duke rënê në ujërat e liqenit.

FIDANISHTJA

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që për momentin rasti të cilësohet “vdekje e dyshimtë”, gjersa trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion nê IML në Prishtinë. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale janë duke hetuar për rrethanat e këtij rasti të rëndë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/