Fundamenti

Hoxhaj i reagon diplomatit rus që tha se Kosova po bëhet vend destabilizues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit të Federatës Ruse në OSBE, Aleksandr Lukashevich, i cili ka thënë se Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet një vend destabilizues.

Hoxhaj ka thënë se është shqetësuese se si diplomatët rusë e keqpërdorin misionin e OSBE-së në Ballkan për ta zhvilluar luftën e tyre hibride kundër vlerave perëndimore.

“Shtetet anëtare të OSBE-së nuk duhet të befasohen me deklaratën e Ambasadorit rus”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

“Më shqetësuese është që diplomatët rusë keqpërdorin misionet e OSBE-së në Ballkan si platformë për luftën e tyre hibride kundër misionit të vetë organizatës dhe kundër vlerave perëndimore”.

Eco Higjiena

Ky reagim erdhi pas një ditë më parë diplomati Lukashevich ka thënë se Kosova është bërë një vend destabilizues në rajon dhe një vend që mund të sjellë konflikte.

Sipas tij, autoritetet kosovare po synojnë që të krijojnë një krizë e cila mund të rezultojë në një luftë të re.

“Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet një vend destabilizues, një vend që mund të sjellë konflikte. Administrata e Kosovës haptazi synon që të krijojë një krizë që mund të çojë në një luftë të re”.

“Arkitektët perëndimorë të Kosovës kanë humbur kontrollin mbi projektin e tyre”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.