Ushqimet që këtë dimër do t’ju mbajnë ngrohtë
Çaji i gjelbër – Nëse konsumoni një gotë çaj të gjelbër këtë dimër, po ashtu është diçka që ju mban ngrohtë, derisa jua forcon edhe sistemin imun. Është fakt se çaji i gjelbër është i mbushur me komponentë që posedojnë super antioksidues dhe veti kundër inflamacioneve.
Bollguri
Të gjithë e dimë sa e shëndetshme është të filloni ditën me një tas bollgur, sepse trupin tuaj e furnizon me proteina dhe karbohidrate të nevojshme për gjithë ditën. Epo, një porcion bollgur të ngrohtë është diçka që duhet ta përfshini në këta muajt e dimrit, sepse është i dobishëm me vitamina dhe minerale që e forcon sistemin imun.
Orizi i vrugët
Sikurse dhe bollguri, një porcion i ngrohtë me oriz të vrugët është diçka që ndihmon rritjen e temperaturës këtë sezon. Sikurse burimet e tjera të karbohidrateve, orizi i vrugët liron karbohidrate në gjakrrjedhje në mënyrë të ngadalshme, që do të thotë se ngroh dhe shton energjinë në trupin tuaj në një ditë të ftohtë.
Hudhra
Hidhni pak hudhër kur përgatitni perime për ta kombinuar me orizin e vrugët. Kjo për faktin se hudhra rrit temperaturën e trupit – përmirëson edhe qarkullimin e gjakut. Hudhra përmban veti që e forcojnë sistemin imun dhe ju mbrojnë nga gripi.
Specat e kuq pikantë
A dëshironi të dalloheni me faqe të kuqe derisa të tjerët duken të zbehtë? Atëherë hidhni pak spec të bluar pikant në jetën tuaj. Shija pikante e kësaj erëzës përfundimisht e rrit temperaturën e trupit, që përkthehet me sistem më të fortë imun. Specat e bluar pikantë infeksionet i mbajnë larg juve.
Avokado
Yndyrat janë një burim i shkëlqyeshëm për energji që mund ta rritë temperaturën trupore, por shumica e konsiderojnë si diçka që prish linjat trupore. E, kjo varet nga lloji i yndyrave që konsumoni – nëse konsumoni yndyra të shëndetshme, atëherë nuk do të keni telashe me linjat. Një nga yndyrat më të shëndetshme e hasim në avokado, ju mban nxehtë dhe larg infeksioneve.
Çaji i gjelbër
Nëse konsumoni një gotë çaj të gjelbër këtë dimër, po ashtu është diçka që ju mban ngrohtë, derisa jua forcon edhe sistemin imun. Është fakt se çaji i gjelbër është i mbushur me komponentë që posedojnë super antioksidues dhe veti kundër inflamacioneve.
(Kosova Sot)


