United Hospital

Metoda për të larguar yndyrën në gjak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës, po ashtu përbënë pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.

Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.

Kufizimi i sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Eliminoni bukën dhe makaronat

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrave në gjak.

HW

Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Shmangni yndyrat e ngopura

Për të ulur yndyrat në gjak, shmangni yndyrat me bazë shtazore. Këto yndyra gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.

Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyra të dëmshme.

Kufizimi i alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkooli konvertohen shumë shpejt në yndyra dhe magazinohen në trup.

Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.