Në Livoq të Gjilanit arrestime për dhunë familjare dhe posedim të narkotikëve
Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili ndaj viktimës femër shqiptare, kishte ushtruar dhunë.
Pas procedurave policore i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Në një rast tjetër po ashtu në fshatin Livoq, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia i është gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 1.3 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet në procedurë të rregull njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


