Fundamenti

I gjendet maska në veturë, policia i bastisë shtëpinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët, të Gjilanit është ndaluar nga Policia një automjet me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull shqiptar, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe është konfiskuar një maskë. Më pas me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake këtij të dyshuari i është kontrolluar – bastisur shtëpia, me ç’ rast i është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole e llojit “ ECOL“, me një karikator pa municion.

ARKATANA

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/