FIDANISHTJA

“Vendi në kolaps”, Isa Mustafa akuzon koalicionin qeverisës për çdo të zezë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Isa Mustafa ka numëruar grevat në shkolla e në spitale, grevat e gazetarëve të televizionit publik, të doganierëve e të shërbimit korrektues, si arsye të një kolapsi, që sipas Mustafës, po e shkakton Qeveria.
Kreu i LDK’së, isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook e ka akuzuar koalicionin qeverisës se po e çojnë vendin në kolaps.

“Ky koalicion dështoi në liberalizimin e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dështoi me kontratën e Kosovës së Re, sepse u tërhoq financuesi kryesor – Banka Botërore, po e shkatërron Telekomin me punësime partiake sikurse edhe ndërmarrjet e tjera publike”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,

Koalicioni, që rrihte gjoks se do të merr vendime të mëdha, po e kolapson Kosovën.

Po mbushen tre javë me shkolla e fakultete te mbyllura, e këta vazhdojnë të bëjnë pazare;

Mijëra pacient presin për tu operuar, ndërkaq kirurgët vazhdojnë grevën;

Të pakënaqur me paga shprehen edhe gazetarët e RTK-së, doganierët, infermierët, punonjësit e shërbimit korrektues…

PSD e shantazhon Qeverinë me Ligjin për paga, Ligjin për dialogun, shkarkime e ngarkime… ashtu siç e shantazhonte Lista Serbe;

KKVITI

Po hyjmë në muajin e tretë, që katër komuna në veri nuk e pranojnë sovranitetin shtetëror;

Ky koalicion dështoi në liberalizimin e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dështoi me kontratën e Kosovës së Re, sepse u tërhoq financuesi kryesor – Banka Botërore, po e shkatërron Telekomin me punësime partiake sikurse edhe ndërmarrjet e tjera publike;

Ky është koalicioni me Qeverinë me 1/3 e ministrave me aktakuza me mbi 80 zëvendësministra;

Ky koalicion ia humbi Kosovës 13 njohje;

Korrupsioni, sipas matjeve ndërkombëtare është në rritje;

Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë përkeqësuar.

E gjithë kjo nuk habitë. Janë këta të njëjtit që për dy vite e gjysmë e kallën Kosovën, erdhën në pushtet me dhunë; kundërshtuan Marrëveshjen për demarkacionin deri sa erdhën në pushtet; janë të njëjtit që organizuan anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por nuk arritën, në dhjetor të vitit 2017 dhe që nuk mërziteshin as për BE-në e as për SHBA-të.

Kosova nuk duhet t’ia besoj edhe më tutje këtij koalicioni qeverisjen e vendit; nuk duhet t’ia besoj dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, nuk duhet t’ia besoj arkën e shtetit…

Qeverisja e këtij koalicioni, në krye me PDK-në, është e dëmshme për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.