Fundamenti

Vjen kritika e radhës nga Amerika për institucionet e Kosovës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpeshtuar kritikat karshi Qeverisë së Kosovës. Përveç kritikave për largimin e taksës prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina, ambasadori Philipp Kosnett ka kritikuar qeverinë edhe për dështimin në luftën ndaj korrupsionit.

Në një shkrim që e ka bërë ambasadori Kosnett në “Twitter”, është ankuar se Kosova ka qenë më mirë në vitin 2017 në luftimin e korrupsionit, sesa në vitin 2018.

Sipas tij, tema e korrupsionit duhet të shqetësojë çdo qytetar të vendit.

UBT

Shkrimi i plotë i Kosnett në Twitter:

“ #CPI2018 ka dalë, dhe perceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësojë çdo qytetar të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? #TëBashkuarKundërKorrupsionit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori Kosnett./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.