ARKATANA

Thaçi e bën ‘skllotë’ Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndikimi i presidentit Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së ka lëvizur pozicionet e koalicionit qeverisës. Partneri i madh në Qeveri (PDK) ka dalë kundër qëndrimeve të AAK-së dhe të Nismës për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Kryeministri Haradinaj, duke komentuar heqjen e taksës, pati thënë se “bora do të shkrihet dikur”, ndërsa Thaçi ka ironizuar se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”, shkruan Gazeta “Zeri”.

Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka nisur të bëhet “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Ndonëse para më shumë se dy muajsh, kur u mor vendimi për vendosjen e saj, partnerët e koalicionit u paraqitën me një zë, në ditët e fundit janë shpërfaqur përplasje qëndrimesh mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Uji Dea

Derisa Haradinaj ka vendosur pesë kushte ndaj SHBA-së e BE-së për pezullimin e taksës, Veseli ka kundërshtuar haptazi një gjë të tillë. Kjo pasi, siç kryekuvendari është shprehur, gjuha e kushtëzimeve ndaj partnereve si SHBA-ja dhe BE-ja nuk e ndihmoi aspak Kosovën. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky diskurs i Haradinajt e Veselit flet qartazi për thellimin e përçarjes brenda koalicionit qeverisës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.