Uji Dea

Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave, të cilët shkaktuan rrezik të përgjithshëm

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, dje ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit G.A., në Gjykatën kompetente në Gjilan. Ekziston dyshimi i bazuar se, të pandehurit E.K. dhe A.XH., më 27 janar 2019, në parkingun e kafiterisë “Astoria”, në Gjilan, pas një mosmarrëveshje, gjatë rrahjes, i kanë shkaktuar lëndim trupor të pandehurit tjetër G.A., në atë mënyrë që me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin dhe në mënyrë të dhunshme e kanë futur në automjet, ku aty me thikë e kanë kërcënuar me fjalë se do ta presin.

Gjithashtu, prokuroria për këtë rast, sot ka bërë zgjerim të hetimeve dhe njëkohësisht ka ushtruar kërkesë për paraburgim, edhe ndaj të dyshuarve E.K. dhe A.XH., të cilët gjendet nën masën e ndalimit.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të pandehurit E.K. dhe A.XH., më 27 janar 2019, në parkingun e kafiterisë “Astoria”, në Gjilan, pas një mosmarrëveshje, gjatë rrahjes, i kanë shkaktuar lëndim trupor të pandehurit tjetër G.A., në atë mënyrë që me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin dhe në mënyrë të dhunshme e kanë futur në automjet, ku aty me thikë e kanë kërcënuar me fjalë se do ta presin.

I pandehuri G.A., në ato momente, me qëllim, që t’i frikësojë të pandehurit e lartshënuar, ka shtënë me armë në ajër, duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e qytetarëve të pranishëm.

Hidromorava

Gjithashtu, të dyshuarit, E.K. dhe A.XH., me thikë dhe sëpate, kanë gjuajtur në drejtim të të pandehurit G.A., duke shkaktuar rrezik për jetën e qytetarëve, të cilët kishin intervenuar për t’i ndarë.

Në këtë mënyrë, të dyshuarit E.K. dhe A.XH., dyshohet se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”.

Ndërsa, i dyshuari G.A., dyshohet të ketë kryer veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./rajonipress/