United Hospital

Ramush Haradinaj i përgjigjet për “skllotën” Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj një ditë pas statusit të quditshëm që bëri i pari i shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se e ka të vëshitrë të komentojë atë status, për arsye ka kohë që nuk është takuar me të, raporton Express.
“Shumë vëshitrë e kam me komentu atë që ka paralajmëruar presidenti, ne kemi kohë që ne nuk jemi takuar po e di për çka ka menduar konkret. Ne po punojmë në materian e një marrëveshje po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrqëveshje përfundimtare”, tha Haradinaj.

Tutje, kryeministri shtoi se borën e ka përmendur shkaku që nuk do t’i përziej ngjarjet duke përmendur edhe grevat.

“Unë borën e kom përmend shkaku qe skam dasht ngjarjet me i përzi. Nuk muj me i komentu të tjerët çka po thonë me këtë borë. greva ëahtë rezultat i ligjit ëahrë normale me pas sepse kurrë skemi pas ligj për grevat”, përfundoi ai.

Haradinaj gjithashtu ka folur për mocionin për rrëzim të qeverisë, duke thënë se kurdo që kanë 61 votat e mjaftueshme, mund të rrëzojnë qeverinë.

Eco Higjiena

Dje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një status të çuditshëm, duke shkruar me figura letrare për shkrirjen e borës dhe skllotën. Fillimisht, është menduar se dikush ia ka thyer llogarinë në Fb.

Por, Shefi i Shtetit këtë deklaratë ia ka dërguar Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se bora do të shkrihet kur është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe të kërkuar nga SHBA’ja.

Pas tij, presidentit, iu është përgjigjur edhe Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi që publikoi një poezi të Ndre Mjedës./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.