ARKATANA

Bashkurti: Njohja nga Serbia nuk e anëtarëson Kosovën me automatizëm në OKB

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk ka procese automatike, të cilat do t’ia mundësonin Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe në rast se do ta merrte njohjen nga Serbia, në fund të procesit të dialogut, thotë Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

Sipas tij, kjo njohje vetëm do ta lehtësonte procesin e integrimeve të Kosovës.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Bashkurti është shprehur kundër idesë së korrigjimit apo ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit Kosovë-Serbi. Madje, ai nuk beson fare në qëndrueshmërinë e politikave të Serbisë edhe në rast të një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën.

FIDANISHTJA

“Konkludimi i procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të sjellë njohjen e shtetit të Kosovës. Por, kjo nuk nënkupton që të njëjtin qëndrim do të përcjellin edhe shtetet e tjera, veçanërisht fuqitë e mëdha që e kanë bllokuar këtë proces, por edhe organizatat e veçanta, në të cilat Kosova ka nevojë të integrohet. Kjo për faktin, sepse njohja e shteteve dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike është atribut i shteteve sovrane, i vendimeve të tyre politike dhe jo i kushtëzuar nga qëndrimet e njëri-tjetrit.”

”Bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe në praktikën e njohjes së shteteve të reja dhe të pranimit të tyre në Kombet e Bashkuara, ky proces nuk mund të lidhet në mënyrë automatike. Kjo për arsyen që, sikur që e thashë, procesi i njohjes së shteteve është atribut i vendimit politik të çdo shteti sovran, përfshirë këtu anëtarët e thjeshtë të OKB-së, ashtu sikurse edhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Është qëndrimi i tyre politik, është vendimi i shteteve sovrane, në përputhje me interesat e tyre kombëtare, ai që përcakton fatin e mëtejshëm të njohjes së Kosovës dhe të integrimit të saj në Kombet e Bashkuara. Nuk ka procese automatike të parashikuara në të Drejtën Ndërkombëtare, respektivisht, në kartën e Kombeve të Bashkuara ose në praktikat e kësaj natyre”, ka theksuar Bashkurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.