Ndahet nga jeta Selatin Bajrami, sportist dhe aktivist i AAK-së
Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta e kryetarit të nëndegës në Përlepnicë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, Selatin Bajrami, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, kolegëve nga AAK dhe miqve.
Selatin Bajrami-Sela, ishte një sportist i shquar, një shok besnik, dhe një kolegë i mirë. Sela ishte këmbëngulës në luftën kundër dukurive negative në shoqëri. Ai i dha shumë sportit në komunitetin ku jetoi, i dha shumë subjektit të cilit i takoi, dhe neve na la shembuj se si veprohet dhe punohet në dobi të qytetarëve, të brezave të rinjë.
Ngushëllime familjes Bajrami, sportistëve dhe gjithë atyre që vepruan e punuan bashkë me Selën! U prehsh në paqe Selë!/rajonipress/


