ARKATANA

Limaj: Presidenti nuk mund të na shfaqë tjera dokumente gjatë procesit të bisedimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë detaj për takimet e grupit negociatorë me Presidentin.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Presidenti nuk u ka thënë se është arritur ndonjë marrëveshje për ndonjë temë me Serbinë.

“Na ka treguar se kanë bashkëbiseduar në Bruksel për tema të ndryshme. Kanë biseduar për personat e pagjetur, trashëgimin kulturore etj. Kanë shkëmbyer opinione por nuk ka asnjë marrëveshje, qoftë edhe gojore me Serbinë”.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë se delegacioni shtetëror nuk luan rolin e policisë për t’iu futur në zyre Presidentit e për t’i kërkuar dokumentet.

FIDANISHTJA

“Ne nuk mund të gjykojmë nëse ka pasur dokumente që nuk na janë ofruar. Detyra jonë është të kërkojmë dokumentet, detyra e tyre është të na ofrojnë dokumentet e kërkuara. Ne nuk jemi polici të shkojmë në zyre e të kërkojmë dokumente”.

Limaj ka thënë se delegacioni i bisedimeve nuk do të pranoj dokumenta shtesë gjatë ecurisë së bisedimeve.

“Presidenti i Republikës ka thënë se unë e kam këtë dokument. Ky është një sqarim që ndoshta nuk përmbush pritjet tona. Por çka do të thotë kjo. Kjo do të thotë se Presidenti nuk mundet rrugës të shfaqë asnjë dokument”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.