Fundamenti

Zogaj: Humbja e besimit në zgjedhje na çon drejt një katastrofe të demokracisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar si tejet të rëndësishme që të mbrohet procesi zgjedhor dhe të mos preket asnjë votë, e cila mund të krijonte mosbesim te qytetarët, dhe kështu kjo mund të jetë një katastrofë për demokracinë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një intervistë dhënë për Ekonomia Online, tha se presin që institucionet përgjegjëse ta hetojnë rastin e “trenit bullgar” që ndodhi në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë të Jugut me fletëvotimet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Po, normalisht që ne si LDK jemi duke e përcjellë rastin e Mitrovicës me vëmendje të plotë, por qasja jonë si gjithmonë është t’ia lëmë organeve tona përgjegjëse që të merren me rastin. Ne i besojmë KQZ-së dhe organeve të tjera deri te Prokuroria, e cila është angazhuar në këtë rast për ta trajtuar në mënyrën më të mirë. Kur të kemi një konkluzion prej tyre se çfarë ka ndodhur me rastin e Mitrovicës, normalisht se ne do të dalim me qëndrimet tona, por ajo që mundem të them me përgjegjësi të plotë është se është e pa tolerueshme prekja e çdo vote në nivel të Kosovës, e natyrisht edhe në Mitrovicë. E dënojmë rëndë prekjen e çdo vote, sepse cenohet rëndë demokracia, dhe çka është e rëndësishme, cenohet një proces, i cili ishte një proces i mbarë i zgjedhjeve. Ne po mburremi në vendin tonë me zgjedhjet demokratike dhe të qeta, andaj duhemi të ruajmë këtë proces të shenjtë në vendin tonë”, tha ai.

Kërkesën që bëri PDK-ja që Mitrovica të shkojë në rivotim, Zogaj thotë se gara ishte më e fortë, por megjithatë vlerëson rezultatin që LDK-ja ka marrë në këto zgjedhje lokale.

“Por nuk e di çka të them, ndoshta që gara ishte më e ngushtë dhe më e fortë, ka mundur të ketë situata të tilla ku edhe zhurma është më e madhe, por secila votë është më e rëndësishme ku do që të shkojë ajo. Ne i kemi përcjellë dhe i kemi vëzhguar zgjedhjet në të gjitha qytetet e Kosovës, edhe në të gjitha fshatrat, dhe jemi të kënaqur me procesin zgjedhor të cilin e kaluam”, theksoi ai.

Deputeti i LDK-së kërkoi që hetimi i çështjes të jetë sa më i drejtë.

UBT

“Nuk jemi të prirur t’i komentojmë dhe paragjykojmë vendimet dhe veprimet e organeve përgjegjëse, çka kërkojmë është që të kryhen këto procedura në mënyrën më të drejtë të mundshme. Pastaj presim vendimet finale prej organeve, prej KQZ-së e tutje, në mënyrë që të shohim se çfarë ka qenë rasti i Mitrovicës”, shtoi Zogaj.

Zogaj theksoi se humbja e besimit në zgjedhje po e çon demokracinë në një katastrofë.

“Numërimi i votave po bëhet në praninë e kamerave dhe numërimi tani, me të vërtetë, është transparent në këto procese të fundit. Në atë rast atje, numërimi ka qenë në praninë e policëve, sepse situata ka qenë më e tensionuar dhe organet tona përgjegjëse e kanë parë të arsyeshme. Për ne është e rëndësishme që të mos cenohet demokracia dhe zgjedhjet e drejta në këtë vend. Pra, duhet të ruajmë këtë proces, kjo është shumë e rëndësishme për ne, ta mbrojmë procesin e zgjedhjeve, sepse humbja e besimit në zgjedhje na çon në një katastrofë për demokracinë tonë”, tha ndër të tjera Zogaj.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 9 nëntor, në Mitrovicë të Jugut garuan kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ku ky i fundit doli i pari në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dyshimet për manipulim me vota erdhën pasi në QKN në Mitrovicë, teksa po bëhej verifikimi i fletëvotimeve, u hasën disa parregullësi që kishin të bënin me numrin serik. Pavarësisht se PDK-ja bojkotoi procesin e numërimit dhe rastin e paraqiti tek organet e rendit, në vend të ngjarjes dolën Policia dhe Prokurori i rastit. Por dyshime pati edhe për lidhshmërinë e prokurorit të rastit, Shpëtim Peci, i cili pas kundërshtimeve nga PDK-ja, u shoqërua edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Njazi Rexha.

Verifikimi fillimisht u ndërpre, e një ditë pas, me urdhrin e Prokurorit Sahit Tmava, vazhdoi. Ndërkohë, KQZ-ja tashmë ka formuar edhe Komisionin për vlerësimin e fletëvotimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.