Hajnat nuk kursejnë as BIK-un, vjedhin 2000 euro në zyret e tyre
Gjilan – Në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000 € dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


