Fundamenti

Donjeta Sadiku do të marrë pjesë në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Boksieres Donjeta Sadiku i është rezervuar një vend për pjesëmarrje në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Organizatori i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen me ftesë boksieres tonë, e cila do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sadiku ishte bërë nënkampione e botës për juniore në vitin 2015 në Taipei të Tajlandës, ndërsa një vit më pas fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Ordu të Turqisë, kategoria -57 kilogramë.

Në dy vitet e fundit, Donjeta ishte e pafat, pasi iu mohua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për juniore në vitin 2017 dhe vitin e kaluar në botërorin e senioreve.

Mobi Casa

Të dy kampionatet u mbajtën në New Delhi të Indisë, shtet ky që ekipin e Kosovës nuk e pajisi me viza, shkaku i mosnjohjes së Republikës së Kosovës nga India.

Krahas shpresës tonë Olimpike, me normë Kosovën në Minsk pritet ta përfaqësojë edhe një ekipë i gjerë i xhudos, derisa pritet të marrin pjesë edhe garues të sporteve tjera.

Kujtojmë që Kosova është paraqitur edhe në Lojërat Evropiane Baku 2015, në të cilat debutoi me medaljen e bronztë të fituar nga xhudistja, Nora Gjakova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.