Mobi Casa

Mediat italiane: Edon Zhegrova në Milan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mediat italiane raportojnë se Milani është duke menduar ta transferojë anësorin e Kosovës, Edon Zhegrovën, për ta zëvendësuar turkun zhgënjyes Hakan Calhanoglun.

Milani e ka vënë në treg Calhanoglun, i cili ka zhgënjyer në fanellën kuqezi që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni këtë sezon, skuadër me të cilën bëri emër, shkruan Gazeta Express.

Leipzig ka trokitur në derën e Milanit me një ofertë të ngritur në vlerë 20 milion euro për turkun, që sipas Calciomercatos dhe Sports Mediaset, do ta pranojë ofertën e gjermanëve për Calhanoglun. Shitja e turkut do ta detyrojë klubin nga Milano që ta gjejë një zëvendësues të tij.

Drejtori sportiv Leonardo e ka identifikuar yllin kosovar të Genkut, Edon Zhegrovën si zëvendësues ideal të turkut, sipas Sport Mediaset.

KKVITI

Zhegrova i ka bërë vetëm 12 paraqitje për Genkun gjatë këtij sezoni, shtatë prej të cilave ishin në ligën Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë. Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, ai e ka shënuar vetëm një gol dhe nuk e ka bërë asnjë asist.

19-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Genkut për asnjë ndeshje të Evropa Ligës, përveç katër ndeshjeve që i kishte zhvilluar gjatë fazës kualifikuese. Në ato katër ndeshje, ai i kishte shënuar dy gola dhe e kishte asistuar një tjetër.

Përfshirje më të madhe në skuadër Zhegrova nuk kishte pasur as në Kupën e Belgjikës, Beker Van Belgie, pasi që aty kishte luajtur vetëm në ndeshjen kundër Lommel, në rundin e gjashtë të kupës. Ndërsa, në dy ndeshjet e tjera para se të eliminohej Genku nga kupa, Zhegrova nuk kishte qenë as pjesë e skuadrës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.