Gjuha shqipe zyrtarisht u bë gjuhë zyrtare në Maqedoni
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka njoftuar se Liji për Përdorimin e Gjuhëve është shpallur në Gazetën Zyrtare, njofton Portalb.mk.
Burime nga brenda Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, bëjnë me dije se nënshkrimi është bërë në orët e mbrëmjes së të hënës së 14 janarit.
Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti maqedonas Ivanov.
“Formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë.
Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për Ivanovin, në të cilën do të veprohet për dy padi penale.


