Hidromorava

Politika do kaos në drejtësi për t’i shpëtuar ligjit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Asnjë mazhorancë në pushtet në historinë e re të Kosovës nuk ka pasur vullnet për të krijuar një sistem të pavarur e të paanshëm drejtësie, me etikë e integritet profesional, derisa edhe në fushatën e zgjedhjeve të 11 qershorit pak u prek sistemi i drejtësisë, për të mos thënë fare.

KËSAJ KLASE TË POLITIKËS NUK I INTERESON DREJTËSIA E REFORMUAR

“Mjerisht as në fushatën zgjedhore të 11 qershorit partitë politike nuk është se treguan ndonjë interesim për ta prekur sadopak apo fare sistemin e drejtësisë. Ky është një tregues se fare pak pritet edhe nga kjo klasë e re politike që do të ketë vullnetin që ta ketë prioritet çështjen e sistemit të drejtësisë dhe pavarësinë e tij, por njëherësh edhe ribërjen dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës përmes reformave të thella në sistemin e drejtësisë apo përmes Vetting- ut, qoftë edhe me ndihmën e jashtme amerikane”, është shprehur analisti Naim Kelmendi për “Kosova Sot”

Abazi: Është e domosdoshme që të kemi vullnet dhe guxim për të krijuar sistem të drejtësisë pa ndikime politike

Asnjë mazhorancë në pushtet në historinë e re të Kosovës nuk ka pasur vullnet për të krijuar një sistem të pavarur e të paanshëm drejtësie, me etikë e integritet profesional, derisa edhe në fushatën e zgjedhjeve të 11 qershorit pak u prek sistemi i drejtësisë, për të mos thënë fare.

Hidromorava

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, derisa sipas tyre me këtë politikë nuk ka shpresë se ndonjëherë do të kemi reforma të thella në drejtësi, në mënyrë që drejtësia të jetë jashtë influencës së politikës kosovare, si një pushtet i tretë dhe i pavarur e i paanshëm. Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se përse shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë fatkeqësisht nuk punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të pavarur, sepse kupolës që i drejton ata po u konvenon ky lloj kaosi, siç i konvenon edhe politikës së tej inkriminuar.

Kelmendi: Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk punojnë në mënyrë të pavarur

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se fatkeqë- sisht asnjëra mazhorancë që ka qeverisur Kosovën që nga paslufta e deri më sot asnjëherë nuk e ka pasur vullnetin që të krijojë një sistem drejtësie të pavarur e të paanshëm, njëherësh një sistem drejtësie me integritet profesional, me sundim të ligjit dhe të drejtës e pa ndikime dhe ndërlidhje me pushtetin e krimin. Por, sipas tij, kjo deri më sot nuk ka ndodhur, ngase pushtetet secili që ka qeverisur drejtësinë e kanë kontrolluar dhe kanë pasur ndikimet e tyre në mënyrë kontinuele për të mbrojtur kështu interesat e veta dhe qoftë edhe abuzuesit me ligjin dhe të drejtën qoftë dhe të inkriminuarit e pushtetit në institucione.”Mjerisht as në fushatën zgjedhore të 11 qershorit partitë politike nuk është se treguan ndonjë interesim për ta prekur sadopak apo fare sistemin e drejtësisë. Ky është një tregues se fare pak pritet edhe nga kjo klasë e re politike që do të ketë vullnetin që ta ketë prioritet çështjen e sistemit të drejtësisë dhe pavarësinë e tij, por njëherësh edhe ribërjen dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës përmes reformave të thella në sistemin e drejtësisë apo përmes Vetting- ut, qoftë edhe me ndihmën e jashtme amerikane p.sh. në mënyrë që drejtësia, pra shteti i së drejtës, do të duhej të jetë plotësisht i pavarur dhe jashtë influencës dhe kontrollit nga politika. Patjetër se kjo përfundimisht do të jetë në interes të shtetit të Kosovës dhe perspektives së rendit dhe sundimit të ligjit në Kosovë”, është shprehur Kelmendi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, tash për tash fatkeqësisht në sistemin e drejtë- sisë shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk punojnë në mënyrë të pavarur, ngaqë kupolës që i drejton ata gjithsesi se u konvenon kaosi ashtu sikundër i konvenon edhe politikës së inkriminuar e të zhytur në krim e korrupsion./kosova sot/