Fundamenti

Partitë e zhytura në korrupsion e krim e degraduan Kosovën

/ 9 minuta lexim
Fundamenti

Janë 20 vjet me radhë që kur në Kosovë u instalua politika e korrupsionit, krimit të organizuar dhe zhvatjes edhe atë duke u kriminalizuar çdo vit e më shumë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë komunal. Sipas njohësve të rrethanave politike dhe deputetëve të opozitës, tashmë qytetari është i bindur se me këto parti politike që i kemi aktualisht, pa kurrfarë dallimi, dominojnë vetëm interesat për pushtet dhe zhvatje e pasurim, prandaj është e pamundur që Kosova të konsolidohet si shtet dhe qytetarët të jetojnë me dinjitet.

Lajçi: Kosova gjendet buzë greminës politike dhe ekonomike dhe vetëm sa nuk ka rënë në këtë gremin

“Qytetari i Kosovës është bindur thellë se në këto parti politike, aktualisht pa kurrfarë dallimi, dominojnë vetëm interesat personale e grupore për pushtet dhe për zhvatje të pasurisë shtetërore, dhe është e pamundur, që Kosova të konsolidohet si shtet dhe qytetarët të jetojnë me dinjitet. Ajo që duhet pyetur tash është çështja se a thua deri kur të tolerojë shoqëria jonë që të jetë e diskriminuar, e gjunjëzuar dhe e nënshtruar para mafiooligarkisë politike dhe mafio-bizneseve kriminale, që janë të lidhura me mafiopolitikën në pushtet”, thotë analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova Sot”

Janë 20 vjet me radhë që kur në Kosovë u instalua politika e korrupsionit, krimit të organizuar dhe zhvatjes edhe atë duke u kriminalizuar çdo vit e më shumë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë komunal. Sipas njohësve të rrethanave politike dhe deputetëve të opozitës, tashmë qytetari është i bindur se me këto parti politike që i kemi aktualisht, pa kurrfarë dallimi, dominojnë vetëm interesat për pushtet dhe zhvatje e pasurim, prandaj është e pamundur që Kosova të konsolidohet si shtet dhe qytetarët të jetojnë me dinjitet.

Sipas tyre, shoqëria kosovare nuk duhet të tolerojë këtë diskriminim dhe gjunjëzim dhe nënshtrim para mafio-oligarkisë politike dhe mafio-bizneseve kriminale që janë të lidhura me mafio-politikën në pushtet.

Pushtetarët multimilionerë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, jetojnë në vila të shtrenjta milionëshe, dhe në të njëjtën kohë edhe po bëjnë jetë sheikësh dhe po tallen me qindra mijëra familje të izoluara, të kushtëzuara në mbijetesën e tyre. Aliu: Kosova është bërë një vend i frikshëm për të jetuar Analisti Bislim Aliu, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se është për keqardhje se si në Kosovën e pasluftës janë instaluar pandalshëm politika e krimit të organizuar dhe e korrupsionit, por edhe e zhvatjes së lartë në Kosovë, edhe atë, duke u kriminalizuar çdo vit e më shumë, si në nivelin qendror dhe në atë lokal. “Nuk duhet që të çuditemi fare se si qytetari i Kosovës është bindur thellë se me këto parti politike, aktualisht pa kurrfarë dallimi, dominojnë vetëm interesat personale e grupore për pushtet dhe për zhvatje të pasurisë shtetërore, dhe është e pamundur, që Kosova të konsolidohet si shtet dhe qytetarët të jetojnë me dinjitet.

Ajo që duhet pyetur tash është çështja se a thua, deri kur të tolerojë shoqëria jonë që të jetë e diskriminuar, e gjunjëzuar dhe e nënshtruar para mafio-oligarkisë politike dhe mafio-bizneseve kriminale, që janë të lidhura me mafio-politikën në pushtet. Shtrohet pyetja çka mund të presin qytetarët tanë, kur pushtetarët multimilionerë, si në nivelin qendrorë po ashtu edhe në atë lokal, jetojnë si sheikët në vila të shtrenjta milionëshe, bëjnë jetë super luksoze dhe në të njëjtën kohë ata edhe po tallen me qindra mijëra familje të izoluara dhe të kushtëzuara në mbijetesën e tyre. Veç saj, pyetja që duhet shtruar është se deri kur qytetarët do të tolerojnë këta pushtetarë, që na qeverisin, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, që prej pasluftës, pasi janë po këta pushtetarë që e kanë harruar tërësisht popullin, meqë ata janë të obliguar t’u shërbejnë qytetarëve, me ndershmëri dhe përkushtim në zbatimin e ligjeve dhe të Kushtetutës. Kosova është bërë një vend i frikshëm për të jetuar, ku nëntoka kriminale është “de facto mbi ligjin” dhe vendos për gjithçka”, theksoi analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova Sot’.

KKVITI

Qytetarët, të indinjuar në spektrin politik Qytetari nga Lipjani Ymer Abdullahu, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se nuk ka asnjë dyshim se me këta pushtetarë e me këto parti politike, vendi nuk mund të shkojë më përpara dhe se kemi nevojë imediate për një klasë të re politike të shkolluar e të pakorruptuar që të punojë në radhë të parë për interesin e qytetarëve tanë.” Unë punoj si kamerier dhe e tërë e keqja është se veçanërisht për të rinjtë tanë këtu në Kosovë nuk ka asnjë perspektivë, sepse e kryen fakultetin dhe pret kot që të punësohesh, ngase nëse nuk e ke ndonjë lidhje me pushtetarët nuk futesh në punë”. Ndërsa, qytetari tjetër, po ashtu nga Lipjani, Behar Abdullahu për gazetën ” Kosova Sot” thotë se shpëtimi i vendit do të ishte një klasë e re politike që punon për popullin e për qytetarin. “Me pushtetarët e deritashëm populli është lodhur dhe i ka ardhur shpirti në majë të hundës me të gjitha garniturat e deritashme politike. Prandaj, shpëtimi i vendit dhe i të rinjve do të ishte një klasë e re politike,që nuk ka qenë deri më tash në pushtet dhe asaj t’i jepet rasti që ta tregojnë veten”, është shprehur ai.

Hertica: Politikanët po i shfrytëzojnë njerëzit që i kanë emëruar në pozitat kyçe

Analisti politik Ali Hertica, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se krimi i organizuar, por edhe korrupsioni, vazhdojnë që ta pengojnë zhvillimin e Kosovës, ngase ky lloj kriminaliteti ka depërtuar edhe në të gjitha nivelet e institucioneve të vendit. “Askush në Kosovë nuk mund ta thotë se deri kur do të vazhdohet të mbrohen interesat kriminale të mafio-oligarkëve të bizneseve të pista dhe nëntokës së lidhur me politikanë në të gjitha nivelet te pushtetit, të cilët po i shfrytëzojnë njerëzit që i kanë emëruar në pozitat kyçe nëpër ministri, në kompanitë publike, në dogana, në ATK, në komuna, si dhe në të gjitha institucionet e tjera që realisht duhet të ishin të pavarura dhe me njerëz me etikë e integritet profesional”, është shprehur ai. Hertica thotë se me sistemin e nënshtrimit, që e kanë instaluar tek qytetari, elita politike ka bërë që në këtë vend nuk dëgjohet zëri i qytetarit, kurse veç saj kemi një drejtësi të kapur dhe këtë e dëshmoi i pari i Qeverisë dhe po ashtu edhe kryeprokurori dëshmoi që zëri i shoqërisë civile nuk ka peshë tek ata, por vetëm çka u thonë shefat e tyre. Sipas Herticës, anarkia dhe nëntoka janë faktorët që po e mbajnë peng politikën dhe zhvillimin e Kosovës. “Të gjithë jemi dëshmitarë se këtë po e konstatojnë edhe raportet e organizatave kredibile të monitorimit vendor e ndërkombëtar, që i gjithë sistemi i drejtësisë në Kosovë, në të gjitha shtyllat, është i tejndikuar nga politika, i kapur keq nga rrjetet e krimit të organizuar dhe grupet mafioze të interesit, prandaj është koha që sistemi i drejtësisë duhet t’i nënshtrohet procesit të VETTING-ut. Kjo logjikë e funksionimit të institucioneve publike të shtetit ka përkrahur degradimin e vazhdueshëm të shtetit, e duke e zbehur substancën e Republikës. Partitë politike janë ngulfatur nga klane, të cilat funksionojnë brenda mendësisë së mbrapshtë dhe në vijën paralele të klientelës së tyre, por edhe një pjese të grupeve mafioze”, është shprehur a

Lajçi: Shoqëria inerte

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Ali Lajçi (LVV), për gazetën “Kosova Sot”, theksoi se nuk ka asnjë dyshim se qytetari i Kosovës është i bindur se me këto parti politike, që i kemi aktualisht, pa kurrfarë dallimi, mbi çdo gjë tjetër është e pamundur që Kosova të konsolidohet si shtet dhe qytetarët të jetojnë me dinjitet, sepse tek ato parti ka dominuar vetëm interesi për pushtet dhe zhvatje e pasurim. “Afro 2 dekada u bënë që kur në Kosovë nga të gjitha këto parti politike, përfshirë edhe koalicionin e tashëm në pushtet, janë fajtore për gjendjen që e kemi. Se pikërisht janë këto parti politike ato që e instaluan politikën e krimit dhe të korrupsionit, mafiozitetin e organizuar dhe zhvatjen dhe atë duke u kriminalizuar shtetin çdo vit e më shumë. Prandaj, në cilësinë e deputetit të opozitës këtu më duhet shtruar pyetjen se deri kur do të tolerojnë qytetarët tanë që shoqëria jonë të jetë e diskriminuar dhe në të njëjtën kohë të tregohet inerte dhe e gjunjëzuar dhe e nënshtruar përballë pushtetit dhe grupeve të mafio-oligarkisë politike dhe mafio-bizneseve kriminale që janë të lidhura me mafio-politikën në pushtet. Ajo që po më brengos është çështja se si që nga pas lufta e deri më sot qytetarët tanë po tolerojnë këta që na qeverisin, sepse është e ditur se që në momentin kur ata e marrin detyrën zyrtare, pushtetarët tanë janë të obliguar që t’u shërbejnë qytetarëve me ndershmëri dhe përkushtim në detyrim e zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës e jo që shtetin ta përdorin për pasurim të tyre brenda natës. Shpëtimi i vendit është largimi i tyre sa më parë nga pushteti përmes votës së lirë të qytetarëve, ngase tashmë Kosova gjendet buzë greminës politike dhe ekonomike dhe vetëm sa nuk ka rënë në këtë greminë. Pra, apelojë tek qytetarët tanë që mos t’i votojmë më këto parti politike që i kanë sprovuar, sepse në të kundërtën do të jemi në greminë dhe nuk do të mundemi më të ngritemi në këmbët tona”, është shprehur deputeti Ali Lajçi

(Kosova Sot)