United Hospital

Abrashi e harron lëndimin, pas 10 muajve luan titullar me Freiburgun

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare dhe për Freiburgun nga Spanja.

Amir Abrashi ka lënë mbrapa lëndimin që e ka mbajtur për 10 muaj jashtë fushave të futbollit.

Ylli shqiptar ka qenë titullar për skuadrën e tij në ndeshjen miqësore ndaj Mainzit që përfundoi në barazim 2-2.

Abrashi ka luajtur për 63 minuta në këtë takim dhe dukej mjaftë mirë në formë.

Gjithsesi mesfushori fantastik nga Gjakova nuk do të jetë në gjendje të luaj si titullar deri në muajin mars në Bundesliga.

KKVITI

Mit diesem Team geht es gleich im zweiten Test gegen @1FSVMainz05 direkt weiter ?

Kjo për shkak të tempos së lartë të lojërave në futbollin gjerman dhe mjekët i kanë sugjeruar që fillimisht të luajë vetë nga 20-25 minuta.

Abrashi kishte pësuar lëndim vitin e kaluar në ndeshjen ndaj Hertha Berlinit.

Mungesa e tij ishte vërejtur shumë edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë, ku ylli i Bundesligës ka qenë lider në mesfushë para lëndimit të tij, ndërsa Kuqezinjtë kanë vuajtur për një futbollist si Abrashi duke përmbyllur vitin 2018 me shumë rezultate zhgënjyese. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.