ARKATANA

Vitia dhe Fondacioni Kosovë – Luksemburg pritet të punësojnë 20 persona

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovo-Luksemburg kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën ju hapët rrugë punësimi i 20 punëtorëve vitias për katër muaj dhe atë me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave të hapura publike gjelbëruese.

Fisnik Beqiri nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg tha se një marrëveshje e tillë bëhet me qëllim të ruajtjes së hapësirave të hapura publike por edhe të punësimit.

HW

Ai gjithashtu shtoj se 50% të pagave të personave të cilët do të punësohen përmes këtij projekti do të subvencionohet nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg pjesa tjetër e pagës sipas tij do të paguhet nga vet biznesi.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se falë bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me Fondacionin Kosovë-Luksemburg qytetarët përmes këtij projekti do të përfitoj në dy mënyra së pari do të angazhohen në punë personat qe deri me tani kanë qenë pa punë dhe së dyti përmes punës së tyre do të mirëmbahen hapësirat publike të cilët shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.