ARKATANA

Zeneli: Të luaj me vëllain tim në Kombëtaren e Kosovës, do të ishte trofeu më i madh për mua

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, shkoi në Holandë në fillim të vitit 2016, ai qau me lot kur u përshëndet me familjen e tij në aeroportin në Suedi. Dashuria për familjen e tij bën që ëndrra e tij më e madhe të jetë të luajë me vëllain e tij, Besfortin, për Kosovën.

Vëllai i Zenelit luan për ekipin e të rinjve të klubit suedez, Elfsborg, që e mban kreun në ligën e nivelit të parë të futbollit në Suedi. Deri më tani, Besforti ende nuk ka debutuar as për grupmoshat e Suedisë, e as të Kosovës.

Megjithatë, futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, Arbër Zeneli, ka sugjeruar se edhe vëllai i tij do të zgjedhë të luajë për “Dardanët” duke thënë se ai ëndërron të luajë bashkë me të për ekipin kombëtar.

“Vëllai im më i vogël, Besforti, luan për ekipin e të rinjve të Elfsborgut. Ai është 16-vjeçar dhe është më i mirë sesa që isha unë në moshën e tij. Ëndrra ime është që një ditë të luaj me të për Kosovën. Ky është trofeu më i madh që mund ta fitojë ndonjëherë”, ka thënë Zeneli

Mobi Casa

Përkundër që futbolli është pasioni më i madh për Zenelin, ai ka bërë të ditur se fakti se duhet të qëndrojë larg familjes së tij gjatë tërë sezonit, kur qëndron në Holandë për të luajtur me Heerenveenin.

“Futbolli është pasioni im, mirëpo prindërit dhe vëllezërit e mi janë gjithçka për mua. Mua ende më mungojnë ata çdo ditë. Ata vijnë të më vizitojnë sa herë që kanë mundësi”, është shprehur ai.

Federata e Futbollit të Kosovës e zgjodhi Zenelin si futbollistin më të mirë të vitit, pas kontributit që dha ai në Ligën e Kombeve. Në këtë garë të UEFA-s, djelmoshat e Bernard Challandes arritën ta fitojnë grupin 3 të Ligës D, duke e siguruar promovimin në Ligën C dhe një vend në play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.