Ylli i Kosovës i vazhdon përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit
Lojtari kosovar, Loret Sadiku, ka filluar përgatitjet me skuadrën e tij, Kasimpasa, për pjesën e dytë të stinorit.
Klubi turk aktualisht po mban përgatitjet në Kemerburgaz, një fshat afër Stambollit, transmeton Gazeta Express.
Skuadra sonte do të udhëtojë për në Antaly, ku do t’i vazhdojë atje ushtrimet deri më 16 janar.
Skuadra e Sadikut pozicionohet në vendin e katërt në renditje, dhe ka pikët e njëjta me pozitën e tretë dhe të dytë, nga 29-të, gjashtë pikë larg pozitës së parë, që e mban Istanbul Basaksehir.
Mesfushori 27-vjeçari në këtë stinor ka 17-paraqitje me klubin turk, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Gazeta Express/


