UBT

Kasami në super-formë, me oferta nga Anglia e Turqia

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Futbollisti kosovar po gëzon formë të shkëlqyer në kampionatin zviceran me Sionin. Pajtim Kasami është bërë objektiv i klubeve të njohura, shkruan Gazeta Express.

Për ish-futbollistin e Fulhamit e Olympiacosit, interesim ka shprehur Crystal Palace në Angli dhe Fenerbahçe në Turqi, mëson Goal.com.

Përfaqësuesi zviceran pritet të largohet nga Sioni këtë muaj dhe trajneri Roy Hodgson e sheh atë si lojtar ideal për ta transferuar në Angli, ndërsa Kasami mund të kushtojë rreth 5 milionë euro.

Mobi Casa

26 vjeçari, i cili ka realizuar 8 gola këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asistime në 20 ndeshje me Sionin këtë sezon, është bërë objektiv i Baselit po ashtu.

Kasami kishte luajtur në Angli në periudhën 2011-2014, respektivisht tek Fulhami, ndërsa kontrata e tij me Sionin skadon në vitin 2020.

Forma e tij e jashtëzakonshme këtë sezon ka bërë që klube të njohura evropiane t’ia mësyjnë atij gjatë janarit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.