Berat Gjimshiti zëvendësues i Pepes në Beshiktash
Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti pritet të transferohet në Beshiktas, për ta mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i yllit portugez Pepe.
Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalantës, është nën “radarët” e gjigandëve turq të Beshiktashit.
Këta të fundit kërkojnë 2 mbrojtës në merkato dhe shikojnë shqiptarin si zëvendësuesin perfekt të Pepes, pas largimit të këtij të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga “Fotospor”, i cili thekson se edhe kroati Domagoj Vida është drejt largimit.
Agjenti i futbollistit ka pasur një takim me drejtuesit turq.

