Ç’bëri reprezentuesi i Kosovës?
Në Angli janë zhvilluar ndeshjet e FA Cup, ndërsa për adhuruesit e futbollit nga Kosova me siguri se lajmi më i mirë është paraqitja e anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, shkruan “Zëri.info”.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumi ‘Villa Park’, para më shumë se 30 mijë shikuesve, skuadra e Celinës, Swansea City, ka shënuar fitore si mysafire me rezultat 3:0 ndaj Aston Villa-s.
Ndonëse Celina nuk shënoi asnjë gol, megjithatë loja e tij qe e nivelit të lartë. /ZERI


