United Hospital

Berisha po e mendon largimin!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Valon Berisha po mendon të largohet nga Lazio pasi nuk ndihet i sigurt se do të luajë rregullisht në ekipin nga Serie A Kishte arritur gjatë verës së kaluar, por nuk kishte gjetur hapësira të mjaftueshme, por edhe kur ka luajtur nuk ka shkëlqyer sa duhet, shkruan Gazeta Express.

Po flasim për Valon Berishën, i cili kishte arritur në Lazio nga Salzburgu me një valixhe dhe shumë shpresa.

Futbollisti kosovar është i dëshpëruar pasi priste të luante më shumë.

KKVITI

Dhe, siç raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, përfaqësuesi kosovar po e merr seriozisht në konsideratë largimin e mundshëm, nëse do të arrinte ndonjë ofertë e kënaqshme gjatë këtij muaji.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv Igli Tare do të mundohet ta mbajë atë në Romë pasi beson në të dhe dëshiron që futbollisti i rritur në Norvegji ta shfaq vlerën e tij pikërisht tek “Biancocelesti”.

Mbetet të shihet deri në fund të muajit nëse Berisha do të qëndrojë së paku deri në verë në kryeqytetin italian apo do të vendosë të largohet qysh tash. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.