Fundamenti

Bizneset në depresion, humb entuziazmi për investim në Kosovë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë thonë se klima e keqe politike dhe nëntoka kriminale janë ndër dy pikat kryesore që sipërmarrësve kosovarë ua ka humbur entuziazmin jo vetëm për të bërë biznes, por edhe për të investuar edhe më shumë, derisa sipas tyre bizneset e vogla dhe të mesme kanë qenë dhe janë ende viktimë e bizneseve të mëdha dhe ryshfetit ilegal.

Neziraj: Situata momentale politike e ka sjellë shoqërinë kosovare në një depresion të thellë

Analistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë thonë se klima e keqe politike dhe nëntoka kriminale janë ndër dy pikat kryesore që sipërmarrësve kosovarë ua ka humbur entuziazmin jo vetëm për të bërë biznes, por edhe për të investuar edhe më shumë, derisa sipas tyre bizneset e vogla dhe të mesme kanë qenë dhe janë ende viktimë e bizneseve të mëdha dhe ryshfetit ilegal.

Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se a ka rënë në depresion edhe biznesi që nuk po sheh qartësi në rrugën e zhvillimit dhe perspektivës në Kosovë. Por, si mund të këtë zhvillim ekonomik kur ekonomia, si çdo sektor tjetër, është komplet e monopolizuar vetëm në duart e “nëntokës kriminale”, të lidhur me politikën e tejinkriminuar si në pozitë ashtu edhe në opozitë?

Eco Higjiena

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se klima e keqe politike dhe nëntoka kriminale janë ndër dy pikat kryesore që sipërmarrësve kosovarë ua kanë humbur entuziazmin jo vetëm për të bërë biznes, por edhe për të investuar edhe më shumë, derisa sipas tij bizneset e vogla dhe të mesme kanë qenë dhe janë ende viktimë e bizneseve të mëdha dhe ryshfetit ilegal. “Arsyeja e krejt kësaj është që bizneset e vogla nuk kanë shumë kapacitete dhe nuk kanë treg të gjerë sikur që kanë bizneset e mëdha, siç janë qendrat tregtare, kurse bizneset e mesme deri diku po ia arrijnë të mbijetojnë, por shumica po mbijetojnë duke marrë para hua, duke marrë para me fajde, ose duke marrë kredi në bankë, prandaj kjo klimë politike s’po përfundon. Kjo do t’i kushtojë shumë pozitës, por në një- farë mase edhe opozitës. Unë mendoj se organizata për mbrojtjen e konsumatorit duhet të bëjë diçka në drejtim që bizneset e vogla të mbijetojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci.

Mehmeti: Duhen reforma kyçe për përmirësimin e klimës së biznesit

Analisti Faton Mehmeti thotë se sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për licenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë dhe infrastruktura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Kosovë dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja. Ndryshe, sipas tij, nga pretendimet e Qeverisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pohon se klima e biznesit në Kosovë nuk është e mirë. Për të disatën herë, edhe në raportin e djeshëm, FMN-ja shprehet kritike për mbarëvajtjen e reformave të qeverisë dhe këshillon përballjen me problemet kryesore që ndikojnë klimën e biznesit, është shprehur ai. Sipas tij, raporti thekson: “Kosova ka mbetur prapa vendeve të rajonit në lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit. Këtë e tregon dhe renditja më e dobët se vendet e tjera të rajonit në raportin “Të bësh biznes” të Bankës Botërore”. Ai tutja ka shtuar: “Sipërmarrësit tregojnë se vështirësitë kryesore që ata ndeshin janë sistemi dhe procedurat e ndërlikuara tatimore, institucionet e dobë- ta, infrastruktura e varfër dhe sistemi gjyqësor, i cili nuk e mbron të drejtën e pronës dhe pengon sundimin e ligjit. Reformat kyçe për përmirësimin e klimës së biznesit, sidomos reformat në lidhje me të drejtën e pronësisë, zgjidhjen e kredive të këqija dhe përmirësimin e qeverisjes, kanë mbetur prapa”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.