ARKATANA

Mergim Mavraj nënshkruan me skuadrën gjermane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Karriera e Mërgim Mavraj nuk ka shkuar siç duhet dhe kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar. Mbrojtësi shqiptar nuk ia doli të krijonte impakt te skuadra e Arisit në Greqi. Ai i dha drejtim të ardhmes së tij në fund të gushtit duke rrezikuar të mbetej pa skuadër. U fut me vonesë në përgatitjet me skuadrën dhe nuk përmbushi pritshmëritë e klubit grek. Drejtuesit vendosën që të ishte i larguari i parë nga lista e “skarcimeve” në janar.

Telesport mëson me burime të sigurta pranë lojtarit, se 32-vjeçari nuk ka pritur që të përsëritet e njëjta situatë e vështirë si në verë dhe i ka dhënë shpejt drejtim të ardhmes së tij. Ai ka firmosur për ekipin e Ingolstadt. Ekip ky që garon në Bundesliga 2. Një lëvizje e befasishme nga shqiptari, pasi skuadra gjermane ndodhet në vendin e fundit të ligës së dytë dhe Mavraj rrezikon shumë me këtë kalim. Skuadra e re e shqiptarit ka 10 pikë, 3 më pak se vendi i 15 që të shpëton në këtë Kategori.

KKVITI

Nga krahu tjetër, firma mes Mavrajt dhe klubit të Ingolstad ende nuk ka ardhur, pasi kontrata me Arisin nuk është prishur. Të njëjtat burime tregojnë për Telesport se shqiptari ka nesër takimin përfundimtar me drejtuesit e Arisit dhe aty do të vendosen pikat mbi “i” për prishjen e kontratës. I rëndësishëm është fakti që kapiteni i Shqipërisë do të ketë mundësi të luajë çdo ndeshje, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.