Eko Higjiena

Thaçi: Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri, krijuan epokë të re

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar të rënët për liri në Ditën e Veteranit.
Thaçi në një postim në Facebook, ka thënë se kjo ditë është rikujtim i betejës së parë më 30 dhjetor 1991 të familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, përcjell lajmi.net.

Tutje, presidenti ka shtuar se sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë.

FIDANISHTJA

Postimi i plotë:

Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.