Eko Higjiena

Thaçi: Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, në përmasa të gjenocidit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pas takimit me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se derisa Serbia nuk heziton të gënjejë botën, as liderët e Kosovës nuk do të frenohen të thonë të vërtetën se Serbia ka vrarë mbi 13 mijë civilë në Kosovë, njerëzit e saj kanë dhunuar rreth 20 mijë gra si dhe kanë kryer rreth 450 masakra për të cilat ende askush nuk është dënuar.

Thaçi duke komentuar paraqitjen në Këshill të Sigurimit tha se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë, në përmasa të gjenocidit, raporton Telegrafi.

ARKATANA

I pyetur nëse ato që i ka thënë në Këshill të Sigurimit për të bëmat e Serbisë, i thotë edhe në takime, ai tha “Atë që e them para kamerave e them edhe në takime të mbyllura. Serbia ka kryer edhe spastrim etnik në përmasa të gjenocidit”.

Presidenti i vendit tha se Kosova nuk mbetet peng i së kaluarës, por e kaluara nuk do të harrohet dhe do të punojnë të ketë drejtësi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.