HW

SHBA përshëndet marrëveshjen për Ligjin për të Huajt dhe thekson rëndësinë e dialogut Kosovë–Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mirëpritur njoftimin për zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap pozitiv drejt bashkëpunimit institucional dhe politik.

Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, SHBA vlerësoi angazhimin e palëve për këtë çështje.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin njoftimin për arritjen e marrëveshjes për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne vlerësojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në përgjigje.

ARKATANA

Sipas kësaj deklarate dialogu dhe gatishmëria për kompromis janë elementë kyç për trajtimin e çështjeve të ndjeshme.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm. Dialogu i BE-së është një kanal i njohur për Prishtinën dhe Beogradin për të bërë përparim në procesin e normalizimit”.

Ndërsa në lidhje me atë se çfarë u diskutua nga takimi që u zhvillua në Uashington me të dërguarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ata thanë: “Si politikë, ne nuk komentojmë mbi bisedat private diplomatike”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.