Bordet e politizuara, strehë e familjarëve dhe militantëve partiakë
Vazhdon të mbetet një mister i madh se deri kur do të vazhdojnë të zhvaten deri në falimentim ndërmarrjet publike në Kosovë. Deri më sot, nuk ka asnjë shembull kur ndonjë bord ka marrë përgjegjësi për situatën e krijuar në organizatën të cilën e udhëheqin.
Mustafa: Bordet, me performancë të dobët dhe me paga astronomike
“Emërimet në bordet e NPve dhe NSH-ve me të drejtë kanë qenë dhe janë bërë objekt diskutimi dhe reagimi nga ana e shoqërisë civile. Sepse, ata me të drejtë konstatojnë se në këto borde ka pasur vetëm politizim dhe nepotizëm, pasi shumica e të emëruarve janë figura politike, të afërt me politikën dhe familjarë të politikanëve. Vërtet është për keqardhje, pasi që nga përfundimi i luftës e deri më sot në të gjitha NP-të kosovare, qeveritë e deritashme të Kosovës e kanë bërë emërimin e anëtarëve të bordeve publike, përmes një procesi, që lirisht mund të themi se këto emërime konsiderohen të politizuara, pasi që të emëruarit konsiderohen njerëz që përfaqësojnë politikën ose që janë të lidhur familjarisht me figura të njohura politike”, deklaroi për “Kosova Sot” kreu i AKB-së, Agim Shahini.
Vazhdon të mbetet një mister i madh se deri kur do të vazhdojnë të zhvaten deri në falimentim ndërmarrjet publike në Kosovë. Deri më sot, nuk ka asnjë shembull kur ndonjë bord ka marrë përgjegjësi për situatën e krijuar në organizatën të cilën e udhëheqin.
Nga njohësit e rrethanave ekonomike vlerësohet se është për keqardhje që të gjitha qeveritë e deritanishme, si dhe Kuvendi i Kosovës, nuk janë marrë me përgjegjësit e dështimeve nëpër këto ndërmarrje publike. Sipas tyre, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk morën iniciativën që t’i ulin pagat astronomike të bordeve të ndërmarrjeve publike. Ata thonë se ka ardhur koha që të ndryshohet qasja e deritashme. Njohësit e ekonomisë për “Kosova Sot” shprehen se anëtarët e bordeve në të kaluarën më shumë janë kujdesur për akomodimin e tyre sesa për performancën dhe përgjegjësitë që i kanë në këto pozita. Ata theksojnë se në këto borde ka vetëm politizim dhe nepotizëm, pasi shumica e të emëruarve janë figura politike, të afërt me politikën dhe familjarë të politikanëve.
Maxhuni: Në këto borde të NPve ka vetëm politizim dhe nepotizëm
Edhe ligjëruesi i lëndëve të ekonomisë, Nehat Maxhuni, shprehet se bordet e ndërmarrjeve publike vazhdimisht janë të politizuara. “Që nga pavarësia e deri më sot, shoqëria civile tashmë ka dhënë vërejtje të shumta për emërimet politike që po bëhen në bordet e ndërmarrjeve publike. Sepse në këto borde ka vetëm politizim dhe nepotizëm, pasi shumica e të emëruarve janë figura politike, të afërt me politikën dhe familjarë të politikanëve. Derisa të kemi veprime të tilla nga kjo klasë politike, e cila është e koncentruar në keqpërdorimin e së mirës publike për interesa private, familjare dhe partiake, do të kemi borde të politizuara në vend. Kjo ngase në këto borde ka vetëm politizim dhe nepotizëm, pasi shumica e të emëruarve janë figura politike, të afërt me politikën dhe familjarë të politikanëve”, deklaron Maxhuni për “Kosova Sot”.
Neziraj: Rasti i PTK-së, shembulli më i keq i menaxhimit të NP-ve tona
Ndërsa analisti Xhevdet Neziraj deklaron se duhet një transparencë e plotë nga ana e bordeve të ndërmarrjeve publike. “Tashmë ka ardhur koha që Qeveria Haradinaj duhet të ndërmarrë masa të shpejta, me qëllim që të shpëtojë diçka nga ajo që ka mbetur në këto NP. Prandaj, edhe duhet një transparencë e plotë nga ana e bordeve të këtyre ndërmarrjeve dhe nga ana tjetër edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik duhet që të kërkojë raporte të detajuara për performancën e këtyre ndërmarrjeve, me qëllim që më vonë të ndërmerren masa. Edhe performanca e NP-ve në të gjitha raportet e auditimeve kanë dalë si jo të suksesshme dhe të cilat kanë bërë shkelje të mëdha gjatë veprimtarisë së tyre. Ndërkaq kjo ka ndodhur ngase ato kanë dhënë tenderë njëburimor, që janë të ndaluar me ligje, gjithashtu për shkak të menaxhimit të dobët të tyre kanë ardhur buzë falimentimit. Në këtë aspekt po flas për PTK-në, që dikur jo moti ishte ndër kompanitë më profitabile në vend, si dhe vlera e saj ka qenë miliardëshe, tani shumë shpejt nëse Qeveria nuk ndërmerr ndonjë masë që të shitet ajo kompani do të falimentojë”, thotë Neziraj.”E keqja është se në këto ndërmarrje sikurse është PTK-ja me shërbimet e ‘Vala’-s, që ka qenë më e shtrenjta në Evropë, kanë shërbyer vetëm për të punësuar klientelë të njerëzve të fuqishëm në vend dhe që menaxhmenti dhe bordi i këtyre ndërmarrjeve kanë marrë paga të larta, që kanë qenë më të larta edhe se paga e kryetarit ose të kryeministrit të vendit”, përfundon për “Kosova Sot” analisti Xhevdet Neziraj.
Shahini: Emërtimet në Bordet e NP-ve ishin të politizuara
Se janë politizuar Bordet e NP-ve dhe NSH-ve e thotë edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini. “Emërimet në bordet e NP-ve dhe NSH-ve me të drejtë kanë qenë dhe janë bërë objekt diskutimi dhe reagimi nga ana e shoqërisë civile. Sepse, ata me të drejtë konstatojnë se në këto borde ka pasur vetëm politizim dhe nepotizëm, pasi shumica e të emëruarve janë figura politike, të afërt me politikën dhe familjarë të politikanëve. Vërtet është për keqardhje, pasi që nga përfundimi i luftës e deri më sot në të gjitha NPtë kosovare, qeveritë e deritashme të Kosovës e kanë bërë emërimin e anëtarëve të bordeve publike përmes një procesi që lirisht mund të themi se këto emërime konsiderohen të politizuara, pasi që të emëruarit konsiderohen njerëz që përfaqësojnë politikën ose që janë të lidhur familjarisht me figura të njohura politike”, deklaron Shahini.”Nëse Qeveria Haradinaj nuk e ndryshon qasjen dhe toleron që sikurse në të kaluarën edhe vitin tjetër që vjen të bëhen këso lloje të emërtimeve, them lirshëm se këto emërime nuk do të sjellin ndonjë përparim në ndërmarrjet publike, pasi emërimet e këtilla po bëhen në kundërshtim me normat demokratike të qeverisjes së mirë dhe do ta dëmtojnë zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve publike dhe vetë zhvillimin ekonomik, si një nga prioritetet e proklamuara të kësaj qeverie”, përfundon për “Kosova Sot” Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
MUSTAFA: BORDE ME PAGA ASTRONOMIKE
Ndërsa ligjëruesi universitar i lëndëve të ekonomisë dhe ishdeputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, për gazetën “Kosova Sot” thotë se e keqja e punës së këtyre bordeve ka qenë se me gjithë performancën e dobët, asnjëherë Qeveria apo Kuvendi nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim me qëllim që t’u zvogëlohen pagat astronomike të bordeve të këtyre NP-ve dhe NSH-ve. “Në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës, kur unë isha edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, të gjithë anëtarët e këtij komisioni, pa marrë parasysh përkatësinë partiake ishin marrë vesh se në ndryshimet për e Ligjit menaxhimin e NP-ve dhe NSH-ve të gjitha anëtarët e bordeve dhe kryesuesit e tyre duhet kërkuar shumë më tepër përgjegjësi dhe llogaridhënie për punën apo mospunën e tyre. Anëtarët e bordeve në të kaluarën më shumë janë kujdesur për akomodimin e tyre sesa për performancën dhe përgjegjësitë që i kanë në këto pozita. Dhe, si pasojë e këtyre politikave të gabuara, kemi pasur NP që u ka rënë vlera dhe shitja në treg, kurse në anën tjetër bordet e këtyre NP-ve kanë marrë bonuse të shumta dhe përsëri ky bord është rizgjedhur”, ka deklaruar profesori Mustafa.
GRAPCI: BORDET, STREHË E FAMILJARËVE DHE MILITANTËVE PARTIAKË
Kurse, analisti Dardan Grapci thekson për “Kosova Sot” se zhvatja e NP-ve në Kosovë do të vazhdojë derisa të gjithë ata që janë të inkriminuar politikë të arrestohen dhe, sipas tij, kjo pritet të ndodhë me fillimin e punës nga Gjykata Speciale. “Kam shpresuar kot se me Qeverinë e Haradinajt kjo problematikë do të përfundojë në të mirë të qytetarëve tanë dhe jo ndaj atyre që e varfëruan qytetarin, duke ua vjedhur paratë e tyre. Prandaj, them se zhvatja e NPve në Kosovë do të vazhdojë derisa të gjithë ata që janë të inkriminuar politikë të arrestohen dhe kjo pritet që të ndodhë me fillimin e punës së Gjykatës Speciale në Kosovë. Pra, mbetem me shpresë se këto skandale do të përfundojnë deri në vitin 2019”, shprehet ai. Prandaj, sipas Grapcit, kjo është arsyeja se përse Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e mëparshme nuk janë marrë me hetimet lidhur me tenderët njëburimorë për shkak të korrupsionit. “Pas lufte këtu është krijuar një traditë e brishtë, sepse shumica e bordeve të NP-ve po konsiderohen strehë e familjarëve dhe militantëve partiakë të partive në pushtet dhe gjithashtu konsiderohen si strehë e krimit dhe korrupsionit, sepse nuk ka asnjë mbikëqyrje dhe llogaridhënie mbi punën që bëhet nëpër këto borde”.
SALIHU: KA ARDHUR KOHA QË HARADINAJ TË NDRYSHOJË QASJE
Lidhur me këtë dukuri në Kosovë, deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Salih Salihu, nga radhët e PSD-së, thotë se duhet ndryshuar qasja e deritanishme dhe të kërkohet më shumë llogari. “Tashmë ka ardhur koha që Qeveria ‘Haradinaj’ të ndërrojë qasjen e deritashme dhe duhet që të kërkojë më shumë llogari nga anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.Po ashtu, duhet ndryshuar qasja e përzgjedhjes së kryeshefave të disa ndërmarrjeve publike.Kjo sepse ata duhet që të jenë ekspertë të asaj fushe, e jo që në këto poste të zgjidhen militantët partiakë, në vartësi se cili koalicion ka qenë apo është në qeverisje.Andaj duhet kërkuar shumë më shumë punë e llogaridhënie nga kryesuesit dhe anëtarëve të bordeve të NP-ve”, shprehet Salihu.Më tej, ai ka treguar se si ka dështuar edhe Draft-statuti i Kombinatit ‘Trepça’ për shkak të pazareve politike.”Si pasojë e këtyre pazareve politike në mes të anëtarëve të koalicionit qeverisës, ka mbetur pa u themeluar dhe aprovuar edhe Draftstatuti i Kombinatit ‘Trepça’, që fuqishëm po refuzohet nga sindikata e këtij kombinati.Kjo papërgjegjësi e anëtarëve të bordeve ka bërë që deri më sot ende nuk kam parë edhe një shembull të marrjes së përgjegjësisë nga ndonjë bord për gjendjen e organizatës të cilën e udhëheqin edhe kur situata në to do ta kërkonte një gatishmëri të tillë.Prandaj, falë kësaj papërgjegjësie edhe ka bërë që të gjitha qeveritë e deritanishme, si edhe Kuvendi i Kosovës, nuk janë marrë me përgjegjësitë e dështimeve nëpër këto ndërmarrje publike.E keqja mund të jetë edhe më e madhe nga njohuritë që kam unë nuk e di që Kuvendi e as Qeveria e Kosovës janë marrë me hetimet e të gjithë tenderëve njëburimorë që u dhanë përmes këtyre NP-ve si edhe me hetimin e mënyrës se si u dhanë tenderët jashtëligjshëm në këto NP”, theksoi për “Kosova Sot” deputeti Salih Salihu.
(Kosova Sot)


