Hidromorava

Mërgimtarët ndihmojnë familjet skamnore në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Çdo ditë e më shumë diaspora po kontribuon në forma të ndryshme për atdheun. Është për t’u admiruar dëshira dhe vullneti i dy vajzave nga Zvicra për t’iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare në Kamenicë, Gjilan e Viti ka thënë Qëndron Kastrati.

Pavarësisht se janë të reja në moshë, Ilirijana dhe Arijeta Shkodra bashkë me familjen dhe shqiptarët e tjerë në Zvicër, janë mobilizuar për t’u ndihmuar familjeve në nevojë me veshmbathje, gjëra ushqimore e barëra mjekësore.

ARKATANA

Faleminderit gjithë bashkatdhetarëve tanë në diasporë, për kontributin e tyre të vazhdueshëm ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/