KKVITI

Në Livoq sekuestrohet një pushkë gjuetie, në Gjilan një thikë dhe sprej

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Livoq i Epërm, të Gjilanit është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me tre copë fishekë me leje të skaduar.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës.

ARKATANA

Edhe në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej OC. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/