ARKATANA

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Sadat Ramadani, kërkohej nga Interpoli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej katërdhjetë (40) ditëve të pandehurit Sadat Ramadani.

I pandehuri është kërkuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Austrisë – kërkesë e Interpolit, për shkak të veprës penale e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi drogat dhe narkotikët të shtetit austriak, apo veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

FIDANISHTJA

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Sadat Ramadani, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe po që se i njëjti gjendet në liri, mund të arratiset për të i ikur përgjegjësisë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit./rajonipress/