UBT

Shkollë e re në Gjyrishec

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi

Ec e ec, ec e ec –
Më pret shkolla n’ Gjyrishec !
“Mësues i dashur, mirë mëngjes –
Me tre nxënës, po të pres !…

Po të pres me shkollë të re,
Plot me gëzim e me hare !
Fshatrat tona lulëzofshin –
Sa ma shumë nxënës u shtofshin !”

Me tufa lulesh në dorë –
Tre nxënës presin në oborr !
Mësuesit kurrë nuk ia ndajnë sytë –
Mirë se erdhe prindi i dytë !

Ti, na sjell dritë, dituri –
Që t’ jetojmë në lumturi !
Ti na banë të jem krenarë –
Që jetojmë këtu si fshatarë !

Mimoza, Erdoani me Elmedinin –
N’ shkollë të re do ta fillojnë mësimin !
Sa bukur këndon Mimoza –
Kalon shpatit lisa e shkoza !…

Uji Dea

Bukur lexon Erdoani –
Lum për ne, që na pret vatani !
Bukur shkruan Elemedini –
Lum për ne, mësuesi që mbërrini !

Shërbëtorit i lumtë dora –
Cingëron zilja, fillon ora !
Uron mësuesi me ditar –
Na shkoftë jeta mirë e mbarë !

Nxënës të dashur, mirë mëngjesi –
Na priftë fati dhe suksesi !
Sa ka lule në bregore –
Paçim nxënës n’ fshatrat malore !

Gjilan, më 24.07.2017.

Demir Krasniqi