Uji Dea

Kosova po e fal Serbinë për krimet dhe dëmet miliardëshe

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së të drejtës, por edhe të çështjeve ekonomike, po e përcjellin me shqetësim të madh heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe mosveprimin e tyre për ta paditur shtetin serb për krimet e luftës. Madje, tani fitohet përshtypja se klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, po shkon drejt lënies në harresë dhe amnisti të plotë të të gjitha krimeve që ka bërë shteti serb ndaj qytetarëve dhe ekonomisë kosovare.

ASNJË PADI E INICIUAR NGA NDONJË QEVERI KOSOVARE

Qytetarët dhe bizneset kërkojnë drejtësi

“Qeveria e Kosovës është dashur që moti të ndërmarrë së paku dy veprime rreth kompensimit të dëmeve të luftës. E para, është dashur që të hapë si temë me Serbinë në dialogun e Vjenës ose Brukselit. Ka pasur një mundësi të tillë, por nuk e ka bërë, e që do të ishte rruga më e shkurtër dhe me e lehtë e realizimit të kërkesë së kompensimeve të dëmeve të luftës. E dyta, Qeveria e Kosovës është dashur që moti të paraqesë padi për kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, e cila është kompetente”, deklaroi analisti Ymret Reshiti për “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së të drejtës, por edhe të çështjeve ekonomike, po e përcjellin me shqetësim të madh heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe mosveprimin e tyre për ta paditur shtetin serb për krimet e luftës. Madje, tani fitohet përshtypja se klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, po shkon drejt lënies në harresë dhe amnisti të plotë të të gjitha krimeve që ka bërë shteti serb ndaj qytetarëve dhe ekonomisë kosovare.

Ky shqetësim vjen e bëhet akoma më i madh tanimë kur ka edhe një qëndrim zyrtar të presidentit të ri serb Vuçiq, i cili sinjalizon popullin serb për realitetin e pakthyeshëm mbrapa, për njohjen dhe pajtimin e shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë, por ndërkohë shteti i Kosovës nuk ka bërë as edhe një veprim të vetëm për të denoncuar shtetin serb për krimet e bëra në Kosovë. Është një kërkesë pothuajse unike e njohësve të rrethanave politike në vend që tani të bëhet presion më i ashpër nga shoqëria civile dhe opinioni publik ndaj Qeverisë së e re që të mos e amnistojë, por të kërkojë dëmshpërblimin për dëmet shumëmiliardëshe dhe për ta paditur Serbinë për gjenocidin kundër qytetarëve dhe pasurisë së tyre, për vrasjet në masë pa kursim të vetëm pse ishin shqiptarë dhe regjimi mëtonte një pastrim etnik. Ata vlerësojnë se është tani momenti kyç, që të mobilizohen dhe të pavarësohen edhe gjykatat për respektimin e të drejtave të qytetarëve, që të mos u mohohet e drejta qytetarëve dhe bizneseve që ta padisin Serbinë në gjykatat kosovare për dëmet e luftës, pikërisht në vendin ku kanë ndodhur krimet, sepse nuk mund të ketë pajtim dhe njohje reciproke mes dy vendeve pa u pastruar fatura e dëmeve dhe krimeve të luftës.

Hidromorava

Gjykatat të mos rrinë duarkryq

Analisti Ali Hertica pohon se deklarimi i presidentit serb Vuçiq kinse tani është koha për të gjetur gjuhën e përbashkët fqinjësore me Kosovën është vetëm një lloj farse politike, siç di Serbia të bëjë për çështjet e realizmit të planeve dhe politikave të Beogradit, vetëm për t’i plotësuar të gjitha kushtet para bashkësisë ndërkombëtare, që të jetë në familjen evropiane lidere e rajonit. “Tani lidershipi i Kosovës duhet të ketë shumë kujdes që Serbia të kushtëzohet, të detyrohet që së pari t’i plotësojë të gjitha kushtet të cilat janë domosdo për qytetarin e Republikës së Kosovës, të zgjidhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe gjenocidit që e bëri Serbia ndaj qytetarit, dhe vetëm më pastaj të ndodhin edhe njohjet reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë”, u shpreh ai. “Lënia në heshtje e këtyre temave nga ana e institucioneve të shtetit tonë dhe politika, do të ishte një lloj veprimi lehtësues, për ta amnistuar tërësisht Serbinë për të gjitha këto krime, për të gjitha katrahurat që na i ka shkaktuar regjimi totalitar serb gjata luftës së pabarabartë në Kosovë, por edhe lehtësim për gjenocidin dhe krimet ndaj shteteve në fqinjësi në rajon, si Bosnja dhe Kroacia. Rastet duhet të hapen dhe gjykatat duhet ta japin verdiktin e tyre të drejtë e të pavarur, sepse ligjërisht Serbia duhet të jetë e dënuar për të gjitha dëmet dhe krimet e luftës të shkaktuara nga forca e shtetit serb”, tha Hertica për “Kosova Sot”.

Edhe politika fajtore, përveç drejtësisë

Prof. Dr. Muhamet Mustafa, ekspert i fushës së ekonomisë, mendon se deri më tani këtu ka dështuar jo vetëm drejtësia, përkatësisht Prokuroria dhe Gjyqësori, por edhe këta, sidomos politika, që e ka lidhur këtë çështje me disa probleme ndërkombëtare. “Fakt është se ka disa probleme që lidhen me pozitën ndërkombëtare të Kosovës, por mendoj se është lëshim i madh që nuk janë bërë padi individuale dhe kolektive në gjykatat e Kosovës për dëmet në pasurinë private, djegiet e shtëpive, për plaçkitjet, dhunën, dhunimet e vrasjet të udhëhequra nga strukturat legale të shtetit serb që e okupoi Kosovën. Ekziston edhe një Institut, i formuar për të sistematizuar këto krime të bëra pa marrë parasysh nacionalitetin e viktimave, një Institut i drejtësisë tranzicionale, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, por këto 5 a më shumë vjet sa ekziston nuk kemi parë një rezultat”, tha Mustafa për “Kosova Sot”.

Ai pohon madje se personalisht këtë çështje e ka ngritur dy herë në Kuvend, duke përfshirë këtu edhe çështjen e helmimit të mijëra nxënësve në vitin 1990. “Kam dhënë edhe një studim të një eksperti suedez, duke i dorëzuar në Kuvend, ministrit të Drejtësisë diku në shtator të vitit 2012, por më duket se asgjë nuk ka ndodhur as rreth këtij problemi”, tha Muhamet Mustafa.

Deri tani, sipas tij, të vetmet përpjekje më serioze dhe sistematike kanë qenë paditë e përgatitura nga Komuna e Hanit të Elezit, të udhëhequr nga kryetari Suma, dhe një OJQ nga Skenderaj. “Në një diskutim që patëm organizuar në E15 për këto çështje, disa juriste e avokate prezantuan zgjidhje të mundshme. Por, e gjitha hasi në vesh të shurdhër. Mendoj se krahas një prezantimi sa më serioz të këtyre çështjeve në bisedimet e Brukselit, përkatësisht insistimit që ato të futen në agjendë të bisedimeve, të bëhen pjesë e platformës që duhet të formë- sojë qëndrimet tona për këto bisedime”, potencoi Mustafa./kosova sot/