Fitore e vështirë e Gjilanit
Futbollistët e Gjilanit ndeshjen e javës së 15, e kanë përmbyll me fitore minimale, duke e mposhtur Drenicën nga Skenderaj me rezultat minimal 1-0.
Me këtë fitore futbollistët e Gjilanit ngritën në tabelën e klasifikimit.
Në këtë ndeshje u vërejt mungesa e futbollistëve Afrikan, ata nuk ishin as në bankën e rezervistëve, siç mësohet nga disa burime skuadra e Gjilanit i ka suspenduar gjerë në takimin e ardhshëm.
Në pjesën e parë, asnjëra skuadër nuk u paraqit e rrezikshme në portat kundërshtare, ndërsa mysafirët gjatë 90 minutave asnjëherë nuk rrezikuan portën e Donat Kaciut.
Futbollisti i vetëm që rrezikoj portën e Arion Ymerit të Drenicës ishte Vilfor Hysa në minutën e 59, ku kalon dy mbrojtës por në momentin e fundit ngatërrohet.
Hysa gabimin e tij e përmirëson në minutën e 85, pas kombinimeve të mira shërbehet bukur nga Brunild Pepa e Hysa nga 4 metra i pa penguar shënon, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë tejet të vlefshme.
Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti pas ndeshjes ka deklaruar.
“I sugjerova futbollistëve të mijë se skuadra e Drenicës është mjaft e rrezikshme, këtë e kuptuan me mjaft seriozitet edhe futbollistët, janë tri pikë tejet të vlefshme, nganjëherë pikët janë më të rëndësishme se loja, ndërsa futbollistët nga shteti Afrikan janë suspenduar pasi kanë thyer rregullat e klubit dhe duhet kuptuar se askush nuk është mbi klubin”.
Ndeshjen e javës së 16, futbollistët e Gjilanit takohen me Ballkanin./rajonipress/


