Drita nuk këndellet pëson humbjen e radhës
Ndeshja e javës së 15, në mes Llapit të Podujevës dhe Dritës, e vlefshme për elitën e futbollit të Kosovës e cila është zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ka përfunduar me fitoren e Llapit me rezultat 1-0.
Futbollistët e Dritës nuk janë as hija e kampionatit të kaluar, me këtë humbje “bardh e kaltërtit”, bëjnë edhe një hap mbrapa drejt titullit të kampionit.
Futbollistët e Dritës në këtë ballafaqim u paraqiten pa tre futbollistët e saj më të mirë, Xhevdet Shabani, Betim Haxhimusën dhe Haxhi Neziraj.
Futbollisti më i mirë tek llapjanët, Festim Alidema gjatë pjesës së parë tri herë rrezikon portierin Edvin Bakaj por nuk shënon.
Alidema arrin më në fund ta mposht portierin Bakaj në minutën e 44, pasi pranon një top nga bashkëlojtari i tij Namani nga 25 metra, e Alidema me mjeshtri nga 14 metra detyron Bakajn ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.
Në pjesën e dytë, ndeshja u zhvillua në mesfushë pa aksione të rrjedhshme nga dy skuadrat.
Me këtë fitore skuadra e Llapit mban hapin në kreun e tabelës me Feronikelin e Prishtinën, ndërsa Drita siç duket në këtë stinor mundet të kënaqet vetëm me rezultatet e arritura.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Shpëtim Duro ka deklaruar.
” Jam i mërzitur me këtë humbje, ne patëm mungesa të futbollistëve për shkak lëndimeve dhe kartonave, patëm mundësi të bëjmë më tepër në pjesën e par nuk arritëm ndërsa pjesa e dytë ishte lojë jo efektive, ku futbollistët kundërshtar qëndronin vetëm të shtrirë në tokë”.
Në ndeshjen e radhës futbollistët e Dritës ballafaqohen me Feronikelin në Gjilan./rajonipress/


