Këto ushqime e pastrojnë trupin nga brenda
Shkaku i ushqimeve të dëmshme dhe ndotjeve nga ambienti, organizmit do t’i vinte i mirëseardhur një detoksim. Për fat të mirë, një nga mënyrat më të mira për ta pastruar organizmin nga brenda është ta bëni përmes disa ushqimeve të caktuara.
ARTIÇOKU
Artiçoku është shumë më tepër sesa një ëmbëlsirë për gurmanët, pasi përmban disa substanca që njihen për faktin se stimulojnë qarkullimin e vrerit.
QEPA
Është interesante se si substancat që qepën e bëjnë specifike për aromën e vet në fakt janë përgjegjës për përbërësit detoksues. Bëhet fjalë për “alil sulfidima”, substancë që ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e helmeve dhe yndyrave të lëngshme.
PANXHARI
Betalaina është substanca që panxharin ia jep ngjyrën e vet të errët dhe shumë karakteristike, derisa i ndihmon mëlçisë në sekretimin dhe eliminimin e helmeve të ndryshme të grumbulluara.
KLORELA
Konsiderohet se si klorofili, pigment përgjegjës për dhënien e ngjyrës së gjelbër kësaj alge, pikërisht është përgjegjës edhe për efektin e saj detoksues. Rezultatet e disa hulumtimeve kanë thënë se si klorela ndihmon në hedhjen e helmeve nga ushqimi që lidhet me sistemin prodhues, por edhe me kancerin.
FARAT E LIRIT
Nuk duhet lënë nga anash rëndësinë e fibrave për deotksim, e farat e lirit janë një nga burimet më të dobishme. Ata përmbajnë fibra të tretshme dhe të patretshme që ndihmojnë në hedhjen jashtë të helmeve.
(Kosova Sot)

