UBT

Hysaj-Napoli, prishen raportet dhe vështirësohet rinovimi për faj të…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Elseid Hysaj dhe Napoli duket se tashmë kanë hyrë në një fazë ku martesa rrezikohet dhe seriozisht. Natyrisht, nuk flitet ende për divorc, por fakti është që mes palëve ka disa fërkime… ekonomike.

Disa kohë më parë u fol për bisedimet e nisura për rinovimin e kontratës së shkodranit, të cilit i skadon në 2021, por gjithçka ka ngecur. Motivi? Sipas asaj që shkruan “Cronache di Napoli”, mbrojtësi shqiptar nuk pranon ofertën e axurrëve.

Gjithçka e lidhur me bllokun që De Laurentis bëri kur Chelsea u interesua për futbollistin e kombëtares tonë.

Hidromorava

Ishte Maurizio Sarri, sot trajner i bluve, ai që tentoi ta joshte, madje duke arritur edhe te një ofertë prej 4 mln eurosh në sezon. Pikërisht ajo kontratë e pasur u bë shkak që Hysaj të zemërohej me Napolin.

Kështu, në bisedimet aktuale, ka kërkuar 2,5-3 mln euro në sezon, për t’iu afruar pretendimeve ekonomike të klubit për kartonin e tij, por edhe ofertës që mbërriti në Londra kohë më parë.

Një mundje dore që do të vijojë gjatë. Për Ancelottin, sakaq, Hysaj nuk është i pazëvendësueshëm dhe këtë sezon po konfirmohet. Blerja e Malcuit, por edhe shpesh ndryshimet e roleve si me Maksimovic mund të kenë ndikuar jo pak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.