Uji Dea

Karateistët e Ulqinit nderojnë turneun “Katana Open”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Që nga paslufta e fundit në Kosovë, karateistët nga Ulqini në çdo aktivitet që organizohen në karatenë e Kosovës gjithmonë janë prezent.

Klubi i karates nga Ulqini është një klub me traditë të madhe, nga mesi i këtij klubi kanë dalur shumë emra dhe kampionë në gara të ndryshme.

Njëri ndër më meritorët për sukseset e KK Ulqini, padyshim është trajneri i mirënjohur Ruzhdi Rama, i cili gjithmonë është i gatshëm të jetë pjesë e çdo aktiviteti në Kosovë.
“Jam i nderuar që gjendem në qytetin e Gjilanit, nuk është kjo hera e parë që gjendem në Gjilan, e ndiejmë vetën si në shtëpinë tonë pranë vëllezërve tanë nga Kosova, ne vazhdimisht marim pjesë me numër të mëdhenj të garuesve”, thekson Rama.

ARKATANA

Trajneri Rama ka bërë një krahasim me karaten e Kosovës dhe atij të Malit të Zi.
” Ashtu si në gjithë rajonin edhe ne kemi problemet tona e posaçërisht ato financiare, kualiteti mundem të them lirisht është i barabartë por interesimi është i madh nga të rinjët që të merren me sportin e karates, kjo dëshmon edhe sot në “Katana Open” janë mbi 400 karateist dhe kjo dëshmon se sa janë të rinjët të interesuar për sportin e karates, dëshira ime është që qeveritë si ajo e Malit të Zi njashtu edhe ajo e Kosovës të ndajnë mjete financiare për ti edukuar fëmijët në frymën sportive”.

I lumtur që gjendet në Kosovë dhe në qytetin e Gjilanit, ekspedita e karateistëve nga Ulqini po korrin suksese në këtë turnë ndërkombëtar.
“Ne kemi një bashkëpunim të madh me karateistët e Kosovës edhe ne kur të organizojmë turnire ndërkombëtare karateistët e Kosovës gjithmonë janë prezent në qytetin tonë, duke shkëmbyer përvoja të ndryshme ndërsa karateistët e mijë sot po paraqiten në mënyrë dinjitoze në “Katana Open”, në këtë konkurrencë tejet të madhe”.

Trajneri i mirënjohur i KK Ulqini, Ruzhdi Rama, nga zemra ka falënderuar KK Dardania për mikpritjen e madhe vëllazërore, e posaçërisht organizatorin e kësaj ngjarje të madhe të karates, drejtorin e KK Dardania Maliq Maliqin, i cili asgjë nuk po kursen për mirëmbajtjen e turneut të 13 me radhë “Katana Open”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.