Ushqimet e “shëndetshme” që në fakt nuk janë të tilla
Në ritmin e jetës që jemi futur nuk është e rrallë kur ziejmë diçka në ‘shpejtësi’ dhe atë disa nga ushqimet e ‘shëndetshme” të blera në shitore. Por, a është kjo një shujtë e shëndetshme? Për këto ushqime më poshtë mendojmë se janë të shëndetshme, por nuk janë.
SALLATAT E GATSHME
Nuk janë të gjitha të njëjta, e ato që janë të gatshme për t’u konsumuar më shpesh përmbajnë kalori të panevojshme dhe të tepërta dhe yndyra të dëmshme, falë shtesave si majonezë, vaj dhe përbërësve tjerë.
SMOOTHIE’
Baza e pijeve të tilla janë pemët dhe qumështi dhe vërtet janë të shëndetshme. Por, porcionet e dyfishta, shtesat si shurupet apoakulloret në këtë pije shtojnë shumë kalori.
JOGURTI I NGRIRË
Duket si një zgjedhje e shëndetshme nga akullorja, por nëse kemi në mendje se porcionet janë të mëdha dhe zakonisht përmbajnë shtesa si çokollatë dhe karamele, e keni të qartë se kjo ëmbëlsirë nuk është aq e shëndetshme sa ne mendojmë.
SALCAT PËR MAKARONA
E vërtetë, domatet janë përplot me antioksidues që e ruajnë shëndetin e organizmit kundër efektit të radikaleve të lira që ndikojnë në shfaqjen e shumë sëmundjeve – nga mbipesha e deri te sëmundjet malinje. Por, kur në pyetje janë versionet e konservuara, shtohen sheqerna, konservans, dhe e shtojnë shijen, kështu që nuk mbetet i shëndetshëm.
(Kosova Sot)


