Ylber Kastrati: Me Prishtinën do të jetë një ndeshje e madhe
Gjilan – Derbi i javës së 12-të, do të zhvillohet në mes Gjilanit e Prishtinës në stadiumin e qytetit në Gjilan, gjithmonë kur janë takuar këto dy skuadra kanë treguar futboll cilësorë.
Futbollistët e Gjilanit pasi e njoftuan kryesuesin Feronikelin me humbje në javën e kaluar, sfidë të veçantë kanë edhe me skuadrën e Prishtinës të cilën kërkojnë që me lojë të pëlqyer të shënojnë fitore.
Kapiteni i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Ylber Kastrati, i cili po tregon formë të lart në këtë edicion të garave, thekson se takimi me Prishtinën gjithmonë ka zgjuar interesim të veçantë në qytetin e Gjilanit.
“Ndeshja me Prishtinën gjithmonë ka dhuruar spektakël si në fushë njashtu edhe në tribuna, ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Prishtinës por ne tërë javën kemi punuar në ato pika ku konsiderojmë se Prishtina është e fortë dhe në ato pjesë ku mendojmë se është e dobët , motivi në tërë skuadrën është shumë i lart, kjo skuadër ka kualitet dhe mundet të bëj gjëra të mëdha”.
Kastrati ka ftuar tifozët “Skifterat”, që nesër të jenë shembull në tifon e tyre.
“Nuk ka dyshim se “Skifterat” janë zemra e skuadrës, ata janë futbollisti i 12, andaj i ftoj që nesër në mënyrë masovike ta përkrahni klubin e zemrës, ashtu siç dinë vetëm ata”./rajonipress/

